Historia e dhimbshme e qenit që u abuzua për 10 vite NULL NULL 05.08.2015 09:20 05.08.2015 09:20 Qeni, Amaze Bobb ka kaluar 10 vite të tmerrshme në rrugët e Los Anxhelosit. Më pas ai u shpëtua nga kontrolli i kafshëve dhe u dërgua në qëndrën për shpëtim të kafshëve “Synergy” në San Diego. Si pasojë e abuzimit që ka pësuar gjatë qëndrimit në rrugë, dy këmbët e tij janë të vetë amputuara ndërsa edhe pothuajse të gjithë dhëmbët e tij janë larguar duke i mbetur vetëm 4. Bobb gjithashtu ka humbur krejtësisht edhe qimet e trupit si pasojë e shumë faktorëve negativ me të cilët është përballur në rrugë. Një çift ka vendosur të marrë nën kujdes qenin. “Ne ramë në dashuri me të dhe me shpirtin e tij shumë të madh dhe Bobb u bashkua me familjen tonë dhe d qenë siberian dhe dy mace” thanë çifti të cilët adoptuan Bobb. Ata kanë treguar edhe si kanë kuptuar për ekzistencën e qenit Bobb . “Kam marrë një email nga qendra e shpëtimit të kafshëve “Synergy” të cilët janë të specializuar për të ndihmuar qentë me nevoja të veçanta dhe kuptova për qenin tonë që kishte kaluar jetë të tmerrshme nëpër rrugë duke vuajtur shumë, deri në masën sa i është dashur t’i vetëamputojë dy këmbët e tij”, transmeton Klan Kosova. Familja të cilët i dhanë një shtëpi dhe një jetë të mirë qenit të vuajtur Bobb shprehen të lumtur që e kanë adoptuar duke treguar se qeni i tyre u bë më mirë dhe tani jeton i lumtur. Ata thonë se Bobb ka një jetë normale, një shtëpi dhe përreth ka shumë dashuri e cila e ndihmoi që të rikuperohet dhe të rimarrë veten. Familja e Bobb tregojnë se ai është shumë i dashur dhe kudo që ata shkojnë, Bobb krijon miq të rinj ndërsa ata e tregojnë për të gjithë njerëzit që njohon historinë inspiruese të qenit të tyre të shumë vuajtur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.