Histori emocionuese – ja çfarë njerëzit bëjnë për njerëzit NULL NULL 16.08.2018 09:22 16.08.2018 09:22 Të gjithë njerëzit shpesh janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka, kur ata ballafaqohen me ndonjë problem ose kur ndihen të pafuqishëm. Megjithatë në kohën e tyre më pak të mirë, aty janë të afërmit, miqtë dhe njerëzit tjerë që ju ndihmojnë për t’i kaluar ato ditë, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë disa histori sa prekëse aq edhe frymëzuese – e shihni se çfarë njerëzit mund të bëjnë për njerëzit. Mark Orsillo është 34 vjeç dhe jeton me prindërit e tij në Oroville të Kalifornisë. Ai është me sindromën Down dhe një nga gjërat më të vlefshme në jetën e tij ishte koleksioni i tij i filmave. Ai kishte 300 filma nga vitet ’90. Kur shtëpia e Markut u dogj, së bashku me shumë shtëpi të tjera pranë, u shkatërruar edhe koleksioni i tij i filmave. Për këtë ngjarje në profilin e saj shkruajti motra e Markut, ajo u kërkoi njerzëve të dhurojnë DVD për vëllanë e saj. Ai nuk e mori gjithë koleksionin, por njerëzit dhuruan edhe rreth 10 mijë dollarë për familjen e tij. Një dizajnere amerikane me emrin Catherine e ka një vëlla 25 vjeç me emrin Max, i cili ka probleme me shëndetin menatal. E vetmja gjë që ai do për Krishtlindje është një kamion blu i Policisë, që u krijua në vitin 2000. Catherine këtë dhuratë ia bën vëllaut të saj për çdo Krishtlindje, por në kohën e fundit prodhimi i lodrës u ndalua. Cathrine pyeti njerëzit në internetit për të ndihmuar atë të gjejë këtë kamion. Postimi i saj u pa nga mijëra njerëz që filluan të kërkonin për kamionin blu ata madje kontaktuan kompaninë të cilët premtuan se do të kërkonin nëpër të gjitha depot e tyre në SHBA dhe Kinë dhe të dërgonte sa më shumë kamionë tek Maxi. Joel Cervantes Macias nga Çikago, njëherë e pa një njeri të moshuar në rrugë duke shitur akullore. Të gjithë e injoruan atë dhe Joeli u ndie keq për të. Ai bleu 20 pako akullore dhe pas kësaj, filloi një fushatë për të mbledhur 3,000 dollarë që plaku të kishte pak pushim. Njerëzit u nxitën nga kjo histori dhe vetëm 4 ditë, ata arritën të grumbullonin 350 mijë dollar. Joeli gjeti njeriun e akulloreve dhe mësoi historinë e tij. Rezultonte se gruaja e tij ishte e sëmurë dhe vajza e tij kishte vdekur, kështu që ai duhej të kujdesej edhe për mbesat e tij të vogla. Tani ai ka në plan të shpenzojë paratë e mbledhura për familjen e tij dhe t’i japë pjesën tjetër njerëzve në nevojë. Gerald Hamilton në klasën e dytë, thirri 30 shok në festën e tij të ditëlindjes, 12 nga ta ranë dakord të shkonin – por në ditën e tij më të rëndësishme, askush nga ta nuk shkoi. Nëna e tij i thirri prindërit e fëmijëve të ftuar, por ata thanë gjëra të tilla si: “Fëmija im nuk mund të jetë shok me tuajin, sepse ai është ndryshe”. Gerald ka pasur disa operacione të trurit dhe ai është më pak i zhvilluar në krahasim me fëmijët të tjerë. Gjyshja e tij i postoi mendimet e prindërve në Facebook dhe u kërkoi njerëzve të vinin në festën e nipit të saj. Së shpejti, një polic me një qen policie trokiti në derën e tyre dhe i kërkoi djalit që të shkonte ta festonte ditëlindjen e tij me një ekip policësh dhe zjarrfikësish nga qyteti i tyre. Gerald gjithashtu mori mbi 1000 kartolina nga përdoruesit e internetit si dhe shumë dhurata. Një vajzë ukrainase me emrin Anna Davidenko, që po vizitonte Bangkokin, ndau një histori të pazakontë në Facebook: “Një djalë mu afrua sot. Ai shkruajti në telefonin e tij: Unë jam i shurdhër dhe memec dhe kam një pyetje për ty. Nga jeni? Thashë unë isha nga Kievi, Ukrainë”. Ai tha se nuk mund të fliste ose të dëgjonte, por e dashura e tij mundej – ai donte t’i propozonte asaj. U mblodhëm gjashtë njerëz nga vende të ndryshme dhe kur erdhi e dashura e tij, në të gjithë i propozuam asaj në katër gjuhë të ndryshme të botës. Ne ishim duke folur dhe duke qarë, ishte e pamundur që ky moment të mos ishte kaq emocionues. Në momente të tilla e kupton se nuk ka kufij. Aspak fare. Ne i bëjmë ato vetë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.