Hipotekat, Basha ironizon Ramën: Drejtorët i emëroi vetë ai NULL NULL 27.07.2017 20:24 27.07.2017 20:24 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një farsë mesazhin e kryeministrit Edi Rama drejtuar krerëve të hipotekave. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Basha ka deklaruar se këta drejtues janë emëruar nga vetë Rama, i cili edhe i ka mbrojtur përsa i kanë shërbyer interesit të tij. “Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë. Por për të kanë qenë në rregull sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve të tij. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet, siç beri me Çyrben e Hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Këtë shef hipoteke Edi Rama sot e ka bërë deputet. Çyrbja është modeli i tij për hipotekat, të tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush”, ka thënë Basha, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Rinia - kapitali jonë i çmuar, potenciali pa të cilin Kosova s’mund të bëjë hapa përpara 5 minuta më parë