Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hilary Swank u pagua 3000 dollarë për rolin me të cilin fitoi Oscar

NULL NULL
20.10.2016 22:00

Hilary Swank mund të ketë fituar një Oscar për rolin e saj në filmin “Boys Don’t Cry” por ajo është paguar vetëm 3000 dollarë për këtë.

“Kur unë isha në “Boys Don’t Cry”, unë isha 24 vjeçare. Unë fitova vetëm 3000 dollarë. Mendoja se kam edhe sigurim shëndetësor, e për të pasur sigurim shëndetësor duhet të fitoje 5000 dollarë, andaj as nuk e kisha kuptuar se nuk kisha as sigurim shëndetësor. Këtë e kuptova kur shkova te mjeku dhe duhet të paguaja..Kisha një Academy Award por jo sigurim shëndetësor”, ka thënë Sëank, transmeton Klan Kosova.

“Më pas unë kisha fituar edhe Academy Award të dytë, dhe pas disa filmave më vonë, unë mora një ofertë për një film tjetër, ku aktori që luante krah meje merrte shumën e parave në vlerë të 10 milionë dollarëve derisa mua mu ofruan vetëm 500.000 mijë dollar”.

Ajo ka treguar se kishte refuzuar të paguhej më pak se sa që besonte se meritonte në të vërtetë.

“Unë thashë jo, dhe ata gjetën një aktore të re që e bëri rolin për 50.000 dollarë, ata kursyen 450.000 dollarë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.