Hilary Duff sërish single NULL NULL 21.04.2017 19:40 21.04.2017 19:40 Hilary Duff dhe Matthew Koma janë ndarë. Të dy kishin nisur lidhjen në muajin janar të këtij viti derisa gjatë tërë kohës postonin vazhdimisht fotografi ku ishin së bashku. Por pas ndarjes, duket këngëtarja nuk ka pasur kohë të fshijë fotografitë me tashmë ish të dashurin e saj. Fotografia e fundit që ajo ka ndarë me fansat e saj në Instagram ishte një kujtim i çiftit gjatë pushimeve të tyre në Costa Rica, transmeton Klan Kosova. Aktorja 29 vjeçare kishte folur lidhur për herë të parë për lidhjen e saj të dashurisë në një intervistë për Cosmpolitan. “Unë asnjëherë nuk jam e mirë në një lidhje. Unë takoj të paktën një person në vit që më tërheqë. Unë asnjëherë nuk jam vajza që jam e dëshpëruar të jem në lidhje”, kishtë thënë ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.