18:30, 13 Qershor 2018

Fernando Hierro do ta menaxhojë Spanjën në Kupën e Botës pas shkarkimit të Julen Lopetegui-t.

Ish-kapiteni i Real Madridit më herët kishte qenë drejtor sportiv i kombëtares, ndërkaq në kompeticionin që fillon pasnesër, ai do të shërbejë si trajner i ish-kampionëve të botës.

Në anën tjetër, Lopetegui ishte emëruar trajner i Real Madridit të martën, dhe klubi kishte njoftuar se ai do ta merrte këtë pozicion pas përfundimit të Kupës së Botës, por federata kishte në mendje diçka tjetër.

Ata morën vendim që ta shkarkojnë ish-trajnerin e Portos, me arsyen se negociatat me Real Madridin ishin kryer pa dijeninë e federatës.