10:30, 14 Qershor 2018

Trajneri i përkohshëm i Spanjës, Fernando Hierro, ka thënë që kombëtarja e tij nuk ka kohë të humbë në shkarkimin e Julen Lopetegui-t, shkruan BBC.

Lopetegui u largua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, një ditë pasi u emërua trajner i Real Madridit, me arsyen se Spanja nuk kishte qenë në dijeni për këto negociata.

Ndërkaq, në vend të tij së paku gjatë këtij Botërori, është vënë drejtori sportiv, Hierro.

“Kemi ardhur që të luftojmë për Kupën e Botës”, ka thënë 50 vjeçari.

“Kemi një shans të madh dhe ai duhet të jetë fokusi”.

“Kur presidenti m’i tregoi mundësitë, kisha tri zgjedhje: të them jo, tjetra ishte që të shkoj, ndërkaq e treta ishte që të qëndroj – ta marr një hap para për federatën spanjolle dhe për futbollin spanjoll. Nuk mund të thoja jo sepse nuk do ta falja veten”.