22:47, 13 Qershor 2018

Fernando Hierro, i cili e ka marrë përsipër udhëheqjen e kombëtares së Spanjës në këtë Kampionat Botëror, e kishte këshilluar presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që të mos e shkarkonte Julen Lopetegui-n.

Rubiales largoi këtë të fundit nga posti i selektorit të Spanjës, një ditë pasi Lopetegui u emërua trajner i Real Madridit, gjë që kishte ndodhur pa dijeninë e federatës, ndërkaq në krye, së paku gjatë këtij turneu, e vendosi Fernando Hierron, drejtor sportiv i Spanjës, si dhe ish-kapiten i Real Madridit.

Por ky i fundit, sipas një artikulli në AS, e kishte këshilluar presidentin e federatës që të mos e largonte Lopetegui-n, por përgjigja e Rubiales ishte e prerë – jo!