Hendbollistet kosovare kthehen me fitore nga Serbia NULL NULL 24.03.2018 20:21 24.03.2018 20:21 Nuk ka më shumë se një orë që përfaqësuesja U20 e Kosovës në kategorinë e femrave në hendboll ka arritur në Kosovë nga Serbia. Dje, përfaqësuesja jonë e fitoi lojën në tavolinë, pasi që qeveria serbe anuloi këtë ndeshje. Klan Kosova ka intervistuar edhe sot Sekretarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovcin, pas kthimit nga Serbia. Ai edhe njëherë përmendi se janë marrë masa të rrepta të sigurisë për vashat kosovare në Serbi. “Na kanë siguruar diku afër dy-tre mijë policë”, tha Gjinovci. “Kemi parë shumë forca të policisë jo vetëm në hotel. Kanë qenë në tre rrathë forcat e akomoduara”. Gjinovci tha se Serbia e ndaloi ndeshjen me pretekst se e njeh Kosovën, ndërsa e lavdëroi Kosovën duke thënë se u tregua shtet ashtu si duhet. “E ndaluan me pretekst se Serbia nuk e njeh Kosovën, edhe pse ajo ka pranuar që Kosova të jetë fillimisht pjesëmarrëse në turne”. “Fatmirësisht prej neve, u treguam që jemi shumë sportistë, jemi një komb i madh, jemi shtet tamam si duhet”. “U tregua realiteti që Serbia është ajo që është duke i devijuar gjërat, dhe e qet politikën para sportit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 11 minuta më parë