19:19, 11 Tetor 2018

Një gjykatës në New York ka hedhur poshtë një nga gjashtë akuzat për sulm seksual, ndaj producentit hollivudian Harvey Weinstein.

Prokuroria ka thënë se aktorja Lucia Evans kishte dhënë një version tjetër të ngjarjes një dëshmitareje, ndryshe nga version që u kishte dhënë atyre.

Evans ka thënë për mediat amerikane se Weinstein e kishte detyruar të performojë seks oral në vitin 2004.

Ndërsa pesë akuzat tjera për sulme seksuale ndaj dy grave ende qëndrojnë.

Weinstein ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Avokati i tij, Benjamin Brafman, ka thënë se do të kërkojnë që edhe akuzat e mbetura të hedhen poshtë.