13:40, 10 Nëntor 2017

HBO ka shkëputur lidhjet me komedianin Louis C.K. menjëherë pas një artikulli që e akuzonte atë për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Mbrëmjen e kaluar, ky rrjet amerikan hoqi gjithë punën e komedianit nga platforma e vet, përfshirë këtu edhe stand-up si “One Night Stand” dhe “Shameless”.

Ky veprim erdhi pasi C.K. ishte akuzuar për sjellje të papranueshme seksuale kundër pesë grave të cilat kishin punuar me komedianin.

Pohimet ishin detajizuar në një artikull në New York Times.

Louis C.K. ende nuk është përgjigjur ndaj këtyre supozimeve.

 

Interesante