Haziri: Mbillni duhan, do t’iu subvencionojmë me 1200 euro për hektar NULL NULL 19.10.2017 19:26 19.10.2017 19:26 Kandidati i LDK-së për Gjilanin dhe kryetari aktual i këtij qyteti, Lutfi Haziri sot ka mbajtur tubim në Malësi të Kishnapoles, përkatësisht fshatrat Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i poshtëm dhe Gadish. Kreu i Gjilanit tha se në katër vitet e qeverisjes së ardhshme do të ketë subvencione të mëdha në këtë pjesë, duke ndikuar kështu direkt në forcimin e familjes bujqësore. “Kjo zonë është turistike. Na duhet edhe pak punë në infrastrukturë dhe kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë. Por, është shumë i rëndësishëm fakti se në vitin e ardhshëm Malësia e Kishnapoles do të bëhet jeshile nga mbjelljen e duhanit dhe farmerët do të mbështeten me 1200 euro për hektar”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. Haziri ka kërkuar nga banorët e asaj ane që përpos mbështetjes për të, votat të shkojnë njësoj edhe për kandidatët për asamble komunale, për të cilët tha se janë njerëz të pastër si loti dhe profesionistë të vërtetë të lëmive të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 25 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 31 minuta më parë