Haziri, lojtarëve të Dritës: Jeni krenaria e qytetit – bëhuni gati për Europë NULL NULL 22.05.2018 12:24 22.05.2018 12:24 Lufti Haziri, kryetari i komunës së Gjilanit, i ka pritur lojtarët e Dritës të cilët janë bërë kampionë të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit – bëhuni gati për Europë, përvoja juaj atje do të jetë nder për gjithë Kosovën dhe gjithë shqiptarët”. “Komuna do të jetë shtëpia juaj dhe do të ju qëndrojë prapa. Kriteret e UEFA-as i keni plotësuar dhe certifikimi juaj është veç formalitet”. Haziri poashtu ka premtuar se shumë shpejt do të rregullohet edhe stadiumi i qytetit të Gjilanit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days