17:54, 12 Tetor 2017

Kandidati Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri në tubimin e tij të mbajtur tani në kuadër të fushatës zgjedhore, ka shpalosur programin e tij para të rinjve të kësaj komune.

Haziri i cili pretendon edhe një mandat tjetër si i pari i Gjilanit, ka dhënë doza kritike ndaj kundërkandidatëve të tij ndërsa ndihet i sigurtë se vetëm me rininë e Gjilanit i mposhtë ata, transmeton Klan Kosova.

”Jemi gjeneratë e Republikës që u pagëzuam nga Presidenti Rugova. Jemi gjeneratë që do e ndal cdo të keqe dhe korrupsionin”.

”Mundem t’i sigurojë kundër-kandiatët që vetëm me Rininë e Gilanit i mposhti ata”.

”Gjilani ka nevojë për programe të mëdha e angazhim të madh. Lidhja me neve ndaj jush është besim. Besim e kemi në atdhe në komb e ruajm në Zot. Ky angazhim i gjilanasve më jep vullnet”.

”Do të vazhdojmë me ndërtu mekanizma e hapësir për të rinjt të marrin frymë lirshëm edhe më shumë”.

”Dallimi ynë me ta është se një parti nuk guxon me hy në sallë hiq, njëra e ka vendet më të rralluara, ndërsa tjetra fik dritat që të duken sikurse janë ma shumë”.

Interesante