Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Haradinaj akuzon pa fakte (VIDEO)

NULL NULL
20.05.2018 20:13

Ramush Haradinaj e ka hidhëruar fort nënkryetarin e LDK-së Lutfi Hazirin, njofton Klan Kosova.

Ky thotë se nuk mund ta pranojë akuzën e shefit të qeverisë, kur të premten në televizionin publik deklaroi se subjekti i tyre politik, po punon kundër liberalizimit të vizave.

Sipas Hazirit, nuk është në rregull të thuhet se ata po bëjnë anti-fushatë tek Partitë Popullore Evropiane, që këto të fundit të mos e përkrahin heqjen e vizave për kosovarët.

Haziri thotë se mos plotësimi i kushtit për luftimin e korrupsionit nga ana e qeverisë, mund të jetë edhe shkas i këtyre deklaratave të Haradinajt.

Kronikë nga Enis Reçica

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.