Haziri apel SBASHK-ut, MASHT-it dhe Qeverisë për grevën NULL NULL 22.01.2019 11:52 22.01.2019 11:52 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë apel SBASHK-ut, ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë që të hapin dialogun për të gjetur zgjidhjen në mënyrë që greva të ndërpritet në favor të kërkesave të arsimtarëve. Komuna e Gjilanit njëherit ka njoftuar se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, sikurse insitucionet parashkollore janë në grevë nga 14 janari. Orari i mbajtjes së grevës së përgjithshme për të gjitha institucionet arsimore deri tani ka filluar çdo ditë nga ora 9:00 deri në 12:00. Kryetari i Gjilanit, së bashku me drejtorin e DKA-së, Nazim Gagica, gjatë vizitave nëpër shkolla ka takuar mësimdhënësit dhe strukturat sindikale, duke kërkuar që të gjendet zgjidhja sa më e shpejtë e mundshme mes SBASHK, MASHT dhe Qeverisë për shkak se humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë