22:34, 8 Nëntor 2018

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e akuzoi nënkryetarin e LDK-së, Naser Rugova, për shtyerjen e arritjes së një zgjidhjeje në lidhje me çështjen e dialogut me Serbinë, pasi ky i fundit deklaroi se partia e tij pas 10 ditësh do të dalë me qëndrime të qarta.

“LDK-së i duhen edhe 10 ditë tjera, se po përmendin PSD, kjo ndoshta po keqpërdoret se ndoshta i konvenon LDK-së dhe VV-së. Po i duhen edhe 10 ditë të tjera dhe në fund qytetarët do ta shohin se cili është ai dokument, për të cilin i është dashur dy muaj plus 10 ditë tjera. Unë dua të besoj që edhe 10 ditë tjera janë shumë për vendin”.

“Për herë të parë qeveria po kërkon një gjithëpërfshirje, por të bisedohet me një shtet si Serbia, kështu të ndarë? E kemi përballë Serbinë e cila po bën luftë që mes tjerash edhe të na tërhiqen njohjet, kurse ne nuk mund të merremi vesh me tre fjali, dy pika a tre pika”.

“Në kohën sa ka ardhur qeveria Haradinaj kanë ardhur në kuvend dyfish ligje më shumë. P.sh. është dashur të vijë qeveria Haradinaj që pallati rinisë t’i takoje Komunës së Prishtinës”.

“T’i lëmë këto inate të tipit “thirri qeveria një orë përpara apo përmas. Është mbajtur seanca e kërkuar prej opozites, erdhëm, diskutum, prapë jemi me rezolute të pa votuar”, u shpreh deputetja Haxhiu në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.