18:13, 19 Qershor 2017

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PAN është fitues i zgjedhjeve të fundit të parakohshme të mbajtura në Kosovë.

Tutje Bekim Haxhiu shtoi se ai ka fituar besimin e qytetarëve pasi ka fituar votat për të qenë deputet i mandatit të ardhshëm qeverisës në Kuvend, por sipas tij, janë në pritje të çertifikimit të rezultatetve, transmeton Klan Kosova.

Këto deklarime Haxhiu i dha në emisionin Info Magazine, derisa shtoi se rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjyese për Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi është rënditur e treta derisa shtoi se janë kryesues të zgjedhjeve me një diferencë të madhe ndaj Vetëvendosjes.

”Derisa nuk certifikohen të gjithë jemi kandidatë. Është një vlerësim i punës sime për mandatet e kaluara. Sipas informacioneve unë kam fituar votat e qytetarëve”.

”Lajm i mirë për PDK dhe koalicionin është fitorja. Ka mund të jetë fitore më e thellë,  por është fitore me diferencë të mjaftueshme me të dytën”.

”Më zhgënjyese është për të tretët që kanë dal në këto zgjedhje. Ne jemi fitues të këtyre zgjedhjeve. Jemi fitues kampion. Ka qenë finalja ne jemi fitues të finales. Pritëm një fitore si të Realit 4:1 por do ta ngrehim kupën”.

”Jemi një javë pas zgjedhjeve, ende jemi në ato temperaturat e larta të zgjedhjeve. Ngjashëm sikurse në garën e vrapimit. Lista serbe dhe minoritetet e tjera e kanë të drejtëne  tyre kushtetuese, prandaj skemi cka të komentojmë më tepër. Kushdo që është fitues i zgjedhjeve listen serbe dhe minoritetet e ka obligim t’i ket në kabinetin qeveritar”.

”Vëmendja dhe përgjegjësia e të gjitha subjekteve politike po shkon duke u rritur. Kanë thënë se PDK do ngelet i vetëm, ne jo që sngelëm vetëm por me 10 subjekte të tjera u bëmë bashkë. Fitorja e PAN-it është e përbashkët, prijës i saj është PDK, partia më e madhe që ka iniciu bashkimin e partive të tjera. Kur një epik fiton, kush ka vrapu më shumë me rëndësi është fitorja. Këto subjekte partike me të cilat kandidojmë bashkë, kanë qenë dikur pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”.

”Vec është vërejt shpërndarja e votës brenda PAN-it. PDK kurdo në cilat zgjedhje të hyn prapë del partia e parë me 36 apo 38 deputetë. Votuesi i PDK-së nuk ka bërë shpërndarje të votës. Jemi komod, kandidati ynë i përbashkët për kryeministër, mendoj që do arrijë të ketë numrat e nevojshëm për të bërë qeverinë”.

Interesante