20:42, 14 Nëntor 2017

Ajo çka po u intereson Mytaher Haskukes dhe Albin Kurtit, të martën në Prizren ishte mënyra sesi prodhohet letra e trash.

E për tua mësuar këtë gjë, pa hezitim u përkujdes stafi i kompanisë “Semir Pack”.

Por këta, kanë edhe pengesa për ta zgjeruar biznesin e tyre, andaj të gjitha ia thanë kandidatit për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje dhe përcjellësit të tij, njofton Klan Kosova.

Kurti nuk u dha asnjë premtim këtyre, e as ndonjë fjalë për ta përkrahur mikun e tij nga radhët e Vetëvendosjes.

Haskuka gjithashtu tha se edhe LDK-ja po e përkrah dhe pas një fitoreje pas 19 tetorit do zyrtarizojë koalicion edhe me këtë subjekt politikë.

Kronikë nga Enis Reçica.

 

Interesante