haskuka1
0:11, 21 Mars 2017

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës do të jetë shkaku i prishjes së koalicionit PDK – LDK.

Kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili ka rikonfirmuar edhe një herë se ata do ta votojnë ligjin për FSK-në po që se dërgohet në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Çfarëdo lëvizje në themelimin e ushtrisë së Kosovës, në çfarëdo forme të avancimit të FSK-së ose në drejtim të ushtrisë ne do ta votojmë. Do të donim që kjo të jetë pjesë e kushtetutës, sepse çdo shtet sovran e ka me kushtetutë ushtrinë”, ka thënë Haskuka në “Ora e Fundit”.

Ai ka thënë se themelimi i ushtrisë është garanci për shqiptarët në rajon, por që edhe si hap që edhe Kosova të bashkohet me strukturat e NATO-s.

“Ligji shihet se është shkruar shkel e shko. Më e mira do të ishte kushtetua, por edhe me ligj ne e përkrahim”, ka pohuar Haskuka.

“Hapat e parë duhet t’i ndërmarrim ne, pastaj duhet të në mbështesin miqtë”.

“Përkrahjen tonë  e kemi për FSK-në por ne kemi kritika ndaj Thaçit se si e ka sjell ligjin dhe koha se si ka ardhur nuk është aq e sinqertë”, ka deklaruar ndër të tjera Haskuka.

“Kjo qeveri nuk është duke shkuar në drejtim të duhur dhe ardhja e ligjit është derë të iket nga përgjegjësia”.

Sipas Haskukes është edhe në interesin edhe të miqve ndërkombëtarë të Kosova të ketë ushtri.

“Themelimi i ushtrisë është garanci e paqes në Ballkan. Ushtria është hap i sovranitetit të Kosovës”, ka theksuar ai.

“Ushtria duhet të vijë në kuvend, nëse nuk kalon do të jetë për shkak të PDK dhe LDK-së”.

Interesante