16:16, 9 Nëntor 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është duke u promovuar në Paris të Francës, libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt Pavarësisë së Kosovës”.

Thaçi ka thënë se ky libër pasqyron sfidat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës, para dhe pas krijimit të shtetit, njofton Klan Kosova.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

“Lindja e një demokracie” është libri i promovuar sot në Paris, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, ku përshkruhen hollësisht ngjarje të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Image may contain: 5 people, wedding, suit and indoor

“Vërtet kemi pasur momente të vështira në Kosovën e pasluftës me administratorin Koushner, por e falënderoj shumë për kontributin e tij të madh”.

“Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë!”.