15:15, 17 Korrik 2017

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga sot nuk e mban më këtë post.

Shala nuk do të mbajë më këtë pozitë pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e tij në krye të Gjykatës së Apelit, njofton Klan Kosova.

“Pres që KGJK-ja, shumë shpejtë  t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese  dhe ne të vazhdojmë me synimet tona të përbashkëta, për një gjyqësor, të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës”, ka thënë Shala në komunikatën për media.

Ai poashtu ka falënderuar gjyqtarët, stafin administrativ, institucionet kushtetuese donatorët, organizatat jo qeveritare dhe mediat për bashkëpunimin gjatë këtyre 6 muajve.

Interesante