11:40, 12 Tetor 2017

Kur Gwyneth Paltrow ishte 22 vjeçare, ajo e kishte fituar një rol që do ta bënte nga aktore në yll, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.

Producenti i filmave, Harvey Weinstein, e zgjodhi atë për rolin e Jane Austeen në filmin “Emma”.

Para se të fillonin xhirimet, ai e kishte thirrur atë në një dhomë në hotelin Peninsula Berly Hills, në takim pune që filloi pa ndonjë ngjarje.

Ky takim kishte përfunduar me zotëri Weinstein duke vënë dorën në të, dhe duke i sugjeruar asaj që të shkojnë në dhomë të fjetjes për masazhe, sipas saj.

“Isha fëmijë, më kishin punësuar, isha e tmerruar”, tha ajo në një intervistë, duke zbuluar publikisht që ishte ngacmuar seksualisht nga njeriu që e ngriti karrierën e saj, dhe më pas e ndihmoi ta fitojë çmimin Oskar.

Ajo refuzoi lëvizjet e tij, dhe më pas vijoi duke thënë se i kishte treguar për këtë Brad Pitt-it, të dashurit të atëhershëm të saj.

Pitt e kishte konfrontuar Weinstein-in, dhe më pas, producenti e kishte paralajmëruar atë që të mos i thoshte askujt për atë gjë.

“Mendoja se do të më përjashtonte”, tha Paltrow.

Edhe Angelina Jolie i tha New York Times që Weinstein kishte bërë lëvizje të padëshiruara ndaj saj në një dhomë hoteli, në të 1990-tat, e që ajo e kishte refuzuar.

“Kisha një eksperiencë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, dhe si rezultat, zgjodha që të mos punoj kurrë më me të, dhe t’i paralajmëroj të tjerët kur e bënin”, tha ajo përmes postës elektronike për NY Times.

“Kjo sjellje kundrejt grave në çdo fushë, dhe në çdo shtet, është e papranueshme”.

Interesante