9:00, 12 Tetor 2018

Romani i ri “Killing Commendatore” (Vrasja e Kryekalorësit) nga autori i madh japonez, Haruki Murakami, përmban një zile misterioze që tringëllon vetvetiu. Një ide abstrakte që vjedh trupin e një njeriu të shkurtër në pikturë; dhe një udhëtim i çuditshëm në një nëntokë të frekuentuar. Ndër të tjera, edhe disa metafora të dyfishta të frikshme.

Siç e përshkruan edhe vetë autori “një numër i gjërave nuk kanë kuptim” në këtë roman, shkruan New York Times. Murakami i cili tani është 69 vjeç, ka pranuar të jap një intervistë të shkurtër në zyrën e botuesit të tij, pas një shëtitje që zgjati një orë në Central Park të New York-ut.

Ky është Murakami, trillimet intensive të tij të popullarizuara prekin kufijtë ndërmjet realitetit dhe surrealizmit, jetës së zakonshme dhe asaj fantastike, të rregulltës dhe ngjarjeve të çrregullta, transmeton Klan Kosova.

“Vrasja e Kryekalorësit” është roman i vështirë për t’u shpjeguar, por prek shumë nga temat e njohura në romanet e Murakamit: misterin e dashurisë romantike, peshën e historisë, transhendencën e artit, gjëra të pakapshme për qenien tonë.

Romani që tashmë është përkthyer edhe në gjuhën angleze, kishte dalë në shitje në shkurt të vitit 2017, atëherë kur ishte publikuar vetëm japonisht.

Atë muaj qindra lexues u mblodhën në librari anembanë Japonisë, për të blerë novelën e fundit të autorit të njohur.

Mediat në Japoni patën shkruar atëherë se në botimin e parë të saj, janë shtypur rreth një milion kopje të këtij libri, gjë që është e rrallë në mesin e botuesve, transmeton Klan Kosova.

Image result for haruki murakami new book

Image result for haruki murakami new book

Image result for haruki murakami new book

Karriera e Murakamit filloi me romanin “Dëgjojeni erën të këndojë”, ndërkaq ai u bë sensacion kombëtar në vitin 1987 me publikimin e librit “Pylli norvegjez”, novela e tij më reale, e cila më vonë u bë edhe film.

Shkrimet e autorit japonez janë të përkthyera në 50 gjuhë. Përveç romaneve, ai gjithashtu shkruan tregime të shkurtra dhe letërsi artistike që ai i përkthen nga anglishtja në japonisht.

Ai është një vrapues i zellshëm dhe një dëgjues i muzikës së zhurmshme.

Duke pirë një kafe të Starbuck’s-it, ai ka folur për misteret e procesit krijues, dashurinë e tij për hekurosjen, dhe ka shpjeguar se si natyra e tij e disiplinuar dhe respektimi i orarit të rreptë të punës, i ndihmon atij në çlirimin e imagjinatës së çuditshme, transmeton Klan Kosova.

 

Libra të tjerë nga Murakami që janë të përkthyer në gjuhën shqipe: 

“E dashura ime Sputnik”

Image result for E dashura ime Sputnik

 

“Kronikat e Zogut Kurdisës”

Image result for Kronikat e Zogut Kurdisës

 

“Kafka në breg”

Image result for Kafka në breg

 

“Në jug të kufirit në perëndim të diellit”

Image result for Në jug të kufirit në perëndim të diellit

klankosova.tv