16:50, 17 Korrik 2017

Portieri Joe Hart po i kryen testet mjekësore tek klubi i Premier Ligës, West Ham United.

Ai pritet të huazohet nga skuadra e tij aktuale, Manchester City, në atë që më vonë mund të jetë një transferim i përhershëm prej 15 milionë eurosh.

Kontrata e Hart te “qytetarët” skadon më 2019, por atij i është kërkuar nga trajneri Pep Guardiola që ta gjejë një klub të ri, shkruan Goal.

Në anën tjetër, duket se West Ham është gati që t’ia paguajë 100 mijë funte në javë ish-yllit të Torinos.

Interesante