14:00, 17 Maj 2018

Harry Styles do të jetë producenti ekzekutiv i një komedie të re e cila bazohet në ditët e hershme të bendit One Direction.

Me titullin “Happy Together” ky projekt do të lansohet në transmetuesin amerikan CBS.

Damon Wayans Jr dhe Amber Stevens West do të luajnë një çift të martuar, jetët e të cilëve do të ndryshojnë tërësisht kur me ta vjen të jetoje një yll i ri i muzikës pop. Në rolin e yllin në rritje do të shfaqet 24 vjeçari, aktor i filmit “Neighbours”, Felix Mallard.

Në këtë komedi do të shfaqen aspektet më interesante të jetës së Harry, në ditët e para të grupit One Direction.