Harry Styles në rolin e James Bond? NULL NULL 22.01.2018 15:00 22.01.2018 15:00 Ai morri mjaft komente të mira për aktrimin në filmin “Dunkirk”. E Harry Styles është në vëmendjen e producentëve të filmave “James Bond”, të cilët kanë lënë të kuptohet se ai mund të jetë protagonisti i filmit të vitit 2022. Daniel Craig është konfirmuar se do të jetë në filmin e ardhshëm që do të dalë në nëntor të 2019-tës. Nd%rsa në një intervistë për Daily Star, producenti i filmit Lee Smith ka thënë që Harry mund të luaj këtë rol pa problem, në qoftë se dëshirojnë një Bond të ri. “Harry është shumë i mirë dhe ia del. Është një talent i padiskutueshëm dhe mjaft i natyrshëm në kamera” ka thënë Smith. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.