Harry Styles mund të jetë James Bondi i ri NULL NULL 23.01.2018 20:00 23.01.2018 20:00 LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 22: Singer Harry Styles of One Direction arrives at the 2015 American Music Awards at Microsoft Theater on November 22, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Gregg DeGuire/WireImage) James Bond i ri mund të jetë Harry Styles. Akoma ka shumë thashetheme për filmin tjetër Bond, por shumica e thashethemeve thonë se Christopher Nolan do të marrë përsipër rolin e regjisorit. Nolan ishte regjisori i “Dunkirk” ku cilësitë e Styles në aktrim u vlerësuan jashtëzakonisht shumë. Ndërsa në Los Angeles në Film Critics Awards, regjisori i “Specter”, Lee Smith e zgjodhi Harry si Bondin e ardhshëm. “Harry mund ta bëjë këtë. Nëse ata duan një Bond më të ri në moshë, atëherë pse jo? Ai mund ta bëjë këtë”, ka thënë Lee duke shtuar se Styles është i talentuar dhe karizmatik. Nëse krejt këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, Styles nuk do të debutojë në rolin e agjentit sekret James Bond deri në vitin 2022. Por megjithatë, edhe atëherë ai do të ishte agjenti Bond më i ri në histori. “Harry është vërtetë shumë i mirë. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është shumë natyral para kamerave. Ai të jep përshtypjen se ka shumë vjet eksperiencë në këtë punë. Nuk mund ta kuptosh se ai është fillestar në këtë punë”, ka thënë Lee. Ai madje ka treguar edhe se nuk e ka njohur kush është Harry Styles. “Vajza ime më ka spjeguar se më i famshëm se Harry Styles nuk mund të jesh. Nëse ai dëshiron të aktrojë, jam i bindur se ai do të ketë një të ardhme të ndritur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.