Harroni çfarë dini! Kjo është mënyra e re për të thënë ‘të dua’ NULL NULL 17.11.2018 14:47 17.11.2018 14:47 Prej kohësh njerëzit ia besojnë aplikacioneve të njohjes online gjetjen e dashurisë. Mirëpo këto apikacione shpeshherë bëhen edhe “mollë sherri” për çiftet që dashurinë e kanë gjetur me kohë. Së fundmi duket se është shpikur një mënyrë e re për të thënë “të dua”, një mënyrë që ka të bëjë me çinstalimin e këtyre aplikacioneve të njohjes. Si ta kuptojmë këtë? Nëse njeh dikë në Tinder dhe gjërat ju ecin mirë në takimin e parë, të dytë e kështu me radhë, atëherë ti vendos që aplikacionin ku gjete dashurinë ta çinstalosh nga telefoni celular për një arsye tejet të thjeshtë – pasi ke gjetur njeriun e duhur nuk të duhet më të kërkosh. Mund të duket disi qesharake, ama në shumë vende të botës kjo është kthyer në një mënyrë mjaft kuptimplotë për të shprehur dashurinë, shkruan anabel, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.