Harrohet Rita Ora NULL NULL 15.05.2015 14:47 15.05.2015 14:47 U munduan ta mbajnë romancën e tyre jashtë qendrës së vëmendjes, por tani më nuk mund të mohohet se industria e muzikës e ka një çift të ri të famshëm. Ish i dashuri i Rita Orës, Calvin Harris dhe këngëtarja Taylor Swift, e bënë të qartë se zyrtarisht janë duke u takuar. Ata u panë së bashku në Kaliforni, në dretim të një restoranti për të darkuar bashkë. Deri më tani kjo lidhje kishte një pikëpyetje të madhe, pasi nuk u konfirmua asnjëherë nga çifti, por me t’i parë duke ecur bashkë të kapur për dore, është shume e qartë se Harris dhe Swift tashmë janë çift. www.klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.