13:00, 12 Korrik 2018

Mospjesëmarrja në votim e LDK-së dhe VV-së ka përplasur deputetët e këtyre dy partive me ata të pushtetit.

Deputeti  i LDK-së, Armend Zemaj theksoi se nuk marrin pjesë në votim, pasi është detyrë e pozitës që ta bëjë shumicën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Daut Haradinajt të AAK-së, i cili tha se LDK dhe VV me mo votimin e këtij projektligji po ia lënë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.

Por kanë reaguar deputetët Liburn Aliu e Armend Zemaj.

“Rëndësinë e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nuk kam pse e them, e thash më herët në emër të Komisionet. Vendimi për mos votim është veprim i yni politik që e arsyetoj shumë qartë Glauku. Ndërsa sa i përket Listës Serbe, atë e keni ju në Qeveri”, theksoi Aliu.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj theksoi se nuk po e kupton Haradinjan për çka është duke fol për çka i ka thënë se mos është duke parë ëndrra.

Haradinaj përsëri i replikoi Zemajt, duke i thënë se tashmë ka vdekur Jugosllavia.

“LDK në komision ka qenë për, ka votuar për, Besa Gaxherri, Lutfi Zharku. Nëse ky zotëria në fjalë nuk është konsultuar me anëtarët e Komisionit dhe i vlerëson të parëndësishëm deputetët e vet unë nuk di qysh ka me i ditë ky. Por nuk me çudit fakti qysh ky nuk e din, unë e di vetëm një fakt, se janë të shqetësuar sepse po presin diçka tjetër, por ka vdekur Jugosllavia, zoti të lashtë shëndosh Armend”, tha Haradinaj.

 

Interesante