Haradinaj viziton KEK-un, takon menaxhmentin e korporatës NULL NULL 22.01.2018 15:59 22.01.2018 15:59 Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës ka vizituar KEK-un, me ç’rast ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e kësaj korporate. Haradinaj deklaroi se 85% e nevojave të Kosovës për energji po përmbushen aktualisht nga KEK-u dhe se është duke u punuar në përmirësimin e situatës në konsultim me KEDS-in, për t’i shmangur reduktimet. Ai tha se ka nevojë për investime në rrjet dhe se situata është duke u monitoruar vazhdimisht. Drejtori i KEK-ut, Arben Xhukaj, falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij në tejkalimin e situatës në Hade dhe Shipitulle si dhe e njoftoi për procesin e mihjeve në këto lokacione. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë