Haradinaj viziton familjen që humbi katër familjarë në aksidentin e djeshëm NULL NULL 17.11.2018 18:34 17.11.2018 18:34 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shprehu ngushëllimet në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës, familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit të cilët humbën katër familjarë nga aksidenti i djeshëm në Mramor të Prishtinës. Ai tha se qeveria do të mbështes financiarisht familjen Shala, njofton Klan Kosova. Ja postimi i plotë i tij në Facebook: Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë