Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj thotë se ka pranuar urime nga Rama, Meta e Eliot Engel

NULL NULL
10.09.2017 14:03

Ramush Haradinaj ende nuk e ka filluar punën si kryeministër, këtë pritet ta bëjë nesër – por tashmë është zgjedhur kryeministër i vendit.

Megjithatë kanë munguar urimet zyrtare për të nga liderët ballkanik e botëror.

Por, Haradinaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se këto urime, të shumta sipas tij, i kanë ardhur atij personalisht.

“Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, dhe senatori Eliot Engel”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri i ri ka falënderuar edhe njëherë të gjithë – ata që e votuan dhe ata që s’ia dhanë votën, pasi sipas tij “nisja e re për Kosovën bëhet vetëm duke qenë të bashkuar e me besim në njëri tjetrin”.

“I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë. Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.