11:25, 9 Nëntor 2018

Kryeministrin i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte një lajm i mirë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.

Këto komente ai i bëri në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zot sesa rinia e vendve tjera dhe se Qeveria sipas tij do t’i jap përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje”, tha ai, transmeton Klan Kosova.