Haradinaj thotë se bashkë me marrëveshjen për Demarkacionin do votohet edhe raporti NULL NULL 24.02.2018 14:57 24.02.2018 14:57 Kryeministri i Kosovës ka konfirmuar se kanë mënjanuar edhe pengesat e fundit për arritjen e një pajtimi të përgjithshëm për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Por ai, në një komunikatë për media, ka thënë se bashkë me marrëveshjen për Demarkacionin do të votohet edhe raporti i komisionit shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon për qytetarët e Republikës së Kosovës se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament”, thuhet në komunikatë. “Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”. Por, kjo komunikatë nuk sqaron se si është mënjanuar papajtueshmëria me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila refuzonte të votonte në pako me marrëveshjen edhe raportimin e komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. Zyrtarë të LDK-së, përfshirë shefin e grupit parlamentar, Avdullah Hoti, kanë deklaruar se pajtimi është arritur pasi është pranuar propozimi i tyre – që i bije se Demarkacioni të kalojë pa raportin përcjellës. Kjo komunikatë e Haradinajt i ka mjegulluar gjërat pasi në të përmendet raporti i komisionit shtetëror si dokument që megjithatë do të futet për votim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024