Haradinaj tek ministri i ri i MPB-së, flet për vizat e Interpolin NULL NULL 19.10.2018 15:22 19.10.2018 15:22 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të parë nga afër punën që po e zhvillon ky institucion i vendit, me rastin edhe të marrjes së detyrës të Ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Në konferencën për media pas takimit, ai, tha se ky ishte një takim pune dhe se fokusimi ishte tek tri temat bazë, e që siç e theksoi ai, është vetë luftimi i krimit dhe ruajtja e rendit publik në vend, por edhe dy punët tjera si INTERPOLI dhe liberalizimi i vizave. “Kam ardh që të bisedojmë, qartësohemi, se a e kemi mbuluar çdo vakum potencial dhe a ekziston një koordinim i mirëfilltë i ndërsjellë nga niveli politik, në këtë rast ministri dhe të gjithë të ngarkuarit në punë”, deklaroi Haradinaj. Kreu i Qeverisë, tha se përshtypja që pati nga takimi i sotëm është se të gjithë janë në nivel të punës, edhe ministri po ashtu që i ka marrë përgjegjësitë, por edhe të gjithë zyrtarët e tjerë, duke shprehur kështu falënderime për punën e tyre, e në veçanti policinë e Kosovës, që siç tha ai, punojnë në ofrimin e sigurisë së vendit për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se ky takim u zhvillua për nevojat dhe detyrat që i ka kjo Ministri. “Përgjegjësitë që i mban ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësi që ndikojnë shumë në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës prandaj duhet qenë shumë vigjilent që këto përgjegjësi t’i bartim dhe ti shndërrojmë në suksese”, përfundoi Mustafa, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë