Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Të na shërbejë vullneti i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë

NULL NULL
09.12.2018 21:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katërvjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Haradinaj ka shfrytëzuar këtë rast për të bërë thirrje në mbështetje të talenteve të rinj në vendin tonë.

“Ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë. Kënaqësi t’i bashkohesha Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si rast ideal për të bërë thirrje në mbështetje të talentëve të rinj të vendit tonë, duke investuar në rrugëtimin e tyre drejt majave të suksesit.

“Të na shërbejë vullneti dhe pasioni i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë. Gëzuar familjes olimpike”, ka shkruar Haradinaj.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.