16:47, 13 Mars 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, bashkë me ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë”, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell Klan Kosova.

“Më tutje, kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit”.

Haradinaj ka kërkuar nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.