Haradinaj takon Michael O’Reilly, ja për çfarë flasin NULL NULL 22.10.2018 10:29 22.10.2018 10:29 Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar mëngjesin e sotëm avokatin e tij sa ishte në Hagë, Michael O’Reilly. Për këtë takim, kreu i ekzekutivit ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook. “Prita në takim mikun tim dhe të Kosovës, Michael O’Reilly, me të cilin, në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”. ” Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë