Haradinaj takohet me veprimtarët dhe biznesmenët shqiptaro-amerikanë NULL NULL 18.11.2017 11:43 18.11.2017 11:43 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn, veprimtar të hershëm të çështjes së Kosovës në Amerikë si dhe biznesmen të njohur, që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kosovë, njofton Klan Kosova. Haradinaj falënderoi Bajraktarin dhe Gecajn për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në të gjitha periudhat për Kosovën, duke lobuar fuqishëm në institucionet e shtetit amerikan për pavarësinë e Kosovës, pastaj në shtetndërtimin e saj, përmes investimeve në ekonomi. “Do të jemi gjithmonë përkrah njerëzve të mirë të Kosovës, sepse ata i janë bërë zë lirisë së vendit, në kohërat më të rënda”, tha kryeministri Haradinaj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë