Haradinaj takohet me Sami Lushtakun dhe të birin NULL NULL 16.10.2017 10:46 16.10.2017 10:46 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku, njofton Klan Kosova. Në raportin për media nga kryeministria thuhet se ata kanë biseduar “për aktualitetin politik të vendit”. Në takim, sipas komunikatës për media, nuk është lënë anash as tema e trajtimit të kategorive të luftës për liri, për çka kryeministri Haradinaj i njoftoi bashkëbiseduesit se ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, që veteranët dhe invalidët e luftës si dhe kategoritë tjera përfituese nga shteti, të mos presin me muaj pagat dhe pensionet e tyre. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 33 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë