Haradinaj takohet me familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës NULL NULL 06.11.2017 18:34 06.11.2017 18:34 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me familjarët e të dënuarve me qindra vjet burg në rastin e Kumanovës, njofton Klan Kosova. Haradinaj është takuar me familjarët e të dënuarave nga gjykata maqedonase në zyrën e tij, ku ka pritur një numër të madh prej tyre. Në takim ishte edhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Ablerad Tahiri. “Sonte isha bashkë me familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. I dëgjova dhe iu premtova se do të jem afër dhe në përkrahje të tyre gjatë këtij procesi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 10 minuta më parë