18:53, 17 Maj 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e përbashkët e nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, shënon një ecje përpara të shtetit të Kosovës.

“Na vjen mirë prej gjitha vendeve të BE-së, posaçërisht prej kancelares Merkel dhe presidentit Macron, falënderoj presidentin Borissov që ishte i vendosur në qasjen e tij dhe i falënderojmë vendet e ish-Jugosllavisë që kishin mirëkuptim të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qasjen e respektueshme ndaj kërkesave tona. Është e ditur se jemi në prag të një marrëveshjeje finale me Serbinë për njohje”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste për Info Magazine me Kushtrim Sadikun në Sofje.

Haradinaj ka përmendur se Kosova dhe Mali i Zi janë marrë si model edhe nga institucionet e BE-së për çështjen e demarkacionit dhe se ky proces është përdorur si shembull i mirë.

“Po ashtu u paralajmërua se tema e madhe e mbetur është definimi i çështjes Kosovë-Serbi, njohja në këtë rast. Nuk ka zgjidhje tjetër. Serbia pa e njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE”.

“Kosova duhet të avancojë që të vjen të statusi i kandidatit, por çështje me rëndësi e kemi liberalizimin e vizave”.

“U thash se me liberalizimin e vizave se nuk do të shkojmë emigrantë”.

 

/Klan Kosova/