Haradinaj: S’e kam dert rrëzimin nga pushteti NULL NULL 20.03.2018 17:34 20.03.2018 17:34 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën. “Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri”, ka pohuar Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin. “Të rrëzohesh nga qeveria e të shkosh atje (në Hagë), është më vështirë se të rrëzohesh e të shkosh në shtëpi”. “Historia e këtij ligji në jetën tonë parlamentare dhe politike nuk ka nevojë të shpjegohet, pasi të gjithë e dimë, gjithashtu rrugëtimin e këtij procesi. Sa i përket pikëpamjeve të mia derisa kam qenë në opozitë kam shfrytëzuar instrumentet opozitarë për ta shprehur pikëpamjen tonë. Protesta, peticioni dhe instrumentet ë tejra që i ka demokracia. Tash pikëpamjes tonë i shërbejnë instrumentet qeverisës”, deklaroi Haradinaj. Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm se “korrigjimi s’do të jetë proces i lehtë”. “Por, është një moment bukur i ndjeshëm – s’është në pyetje vetëm liberalizimi i vizave. Të gjitha proceset e Kosovës janë në moment bukur të vështirë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë