Haradinaj për dialogun: S’ka formulë magjike që kënaq dy palët NULL NULL 31.08.2018 12:31 31.08.2018 12:31 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se nuk ka “një formulë magjike” për marrëveshjen përfundimtare. “Nuk ka formulë magjike që do të mund të kënaqë dy palët. Janë procese të rënda, ne kemi ardhë deri këtu si Kosovë”. “Kosova nuk ka të drejtë dhe është logjikë e gabuar që të kthehet prapa në atë që ka arritur. Kosovës i ka mbetur edhe diçka pa arritur – që të njihet nga pesëshja e BE-së, nga Serbia dhe që të anëtarësohet në OKB”. “Kjo është ajo që synojmë dhe do të shkojmë kësaj rruge. Qëllimi i kësaj qeverie është që të bëjë dallimin nga gjendja që e kemi marrë dhe si mundemi ta avancojmë Kosovën përpara”. Haradinaj në konferencën për media pas takimit të liderëve institucionalë ka thënë se nuk mund ta ndalë retorikën publike, sepse jemi në demokraci, njofton Klan Kosova. Por sipas Haradinajt, qëndrimet e tij për dialogun me Serbinë dhe çështjen e kufijve janë të sinqerta. “Gjithkush po jep mendime dhe pikëpamje. Këto që i kam dhënë unë janë të sinqerta, nuk janë manipulime ose manovrim për opinion. Ia kam bërë me dije vendit dhe akterëve të jashtëm”. I pari i Qeverisë ka folur edhe për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita pikërisht për këtë çështje. “Seanca është një ngjarje politike. Kemi përvojë me seanca, disa herë vetë e kam thirr seancën për dialog ose kemi dërguar material po nuk ka pasë ndonjë epilog – nuk ka dhënë ndonjë rezultat”. “Më vjen keq se disa herë ia kemi dhënë mundësinë Parlamentit, edhe kësaj here e ka mundësinë. Parlamenti e ka vështirë të arrijë qëllimin”. Megjithatë, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në dërgimin e porosive te shtetet evropiane. “Nuk është mirë të dërgojmë një porosi sikur po duam ta ndërprejmë dialogun. E vërteta është se neve na intereson dialogu, na intereson një marrëveshje obligative ligjore për njohje mes Kosovës dhe Serbisë por po ashtu është e vërtetë që territori dhe kufijtë nuk janë temë negocimi”.