Haradinaj për demarkacionin: Jam habit e kam nënshkruar NULL NULL 07.12.2017 12:59 07.12.2017 12:59 Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pasur një debat të gjatë me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala rreth demarkacionit dhe miratimin në qeveri që kjo çështje të shkojë në kuvend. Shala ka insistuar tërë kohën se Haradinaj ka qenë ai që ka kundërshtuar më së shumti këtë çështje dhe ditë më parë votoi pro që ajo të shkonte në kuvend për t’u dërguar në votim. “Jam habit e kam nënshkruar”, iu ka drejtuar Haradinaj, Shalës, njofton Klan Kosova. “Prapë se prapë këtu kemi për të votuar. Kam dëgjuar qëndrime të subjekteve politike për këtë temë, do ta votojmë, do ta votojmë të shohim si do të bëhet kur të vjen në kuvend”, ka thënë ai. Shala iu ka drejtuar Haradinajt duke i thënë se ka një dokument dhe jo dy për ratifikimin e asaj marrëveshjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 19 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë