10:43, 17 Prill 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di nëse e ka vrarë dikë në luftë.

“Nuk e di, ndoshta, lufta është luftë” ka qenë përgjigjje e tij kur është pyetur nga gazetari serb në një intervistë për televizionin “Happy” nëse kishte vrarë dikë në luftë.

“Unë e kam veshur  uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë, dhe gjithashtu një ushtar serb mendon të njëjtat gjëra kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballosh atëherë mos hyjë në konflikt “, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Në këtë intervistë kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për politikën e jashtme të Kosovës, Tribunalin e Hagës, Asociacionin, etj.