Haradinaj nga stadiumi “Fadil Vokrri”: Forca Kosovë drejt triumfit të radhës NULL NULL 20.11.2018 21:50 20.11.2018 21:50 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me gruan e tij Anita Haradinaj, po ndjekin nga stadiumi “Fadil Vokrri” ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbejxhanit, njofton Klan Kosova. Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka treguar që i është gëzuar golit të Arbër Zenelit në minutën e parë të ndeshjes. “Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.