11:26, 8 Tetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës” shkrimtaren Helena Kadare, njofton Klan Kosova.

“Helena dhe Ismail Kadare i kanë dhënë lexuesve vlerën më të madhe sepse na kanë ndihmuar me veprat e tyre”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa Kadare është shprehur falënderuese për këtë nderim duke thënë se është gjë e “bukur dhe e jashtëzakonshme”.

Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor.

“Hartën e Artë të Kosovës”, Haradinaj në të kaluarën e ka ndarë edhe për yllin shqiptar të muzikës botërore, Rita Ora.